Dua Lipa bëhet ambasadore e markës së njohur të këpucëve

Dua Lipa bëhet ambasadore e markës së njohur të këpucëve

Dua Lipa e cila shpesh shihet me këpucë me platformë dhe vishet me modën më të fundit, ka tërhequr vëmendjen gjithandej.

Kompania e atleteve “Foot Locker” e ka emëruar si ambasadore të markës për femra në Evropë për vitin 2017, pjesërisht për shkak të influencës së saj të fortë në stil.

“Me meritat e saj të paevitueshme në muzikë dhe stil, dhe dashurisë së vërtetë për atlete, ne jemi të kënaqur ta kemi Dua Lipën në bordin tonë,” tha Nick Jones, zëvendës president dhe menaxher gjeneral i “Foot Locker” në Evropë.

“2017-a do jetë një vit i madh për koleksionin e grave, dhe me Lipën si një grua e re me ndikim në skenën e popit dhe stilit, ne mirëpresim punën me të për të inspiruar dhe ngjallë konsumatoret tona femra,” tha ai.

Ndërsa “Foot Locker” do të sponsorizojë turneun e Lipës nëpër Evropë, i cili fillon në prill.

“Është një mundësi e jashtëzakonshme për mua të bashkoj modën me muzikën,” tha Lipa.

“Veshjet sportive kanë qenë gjithmonë pjesë e madhe e stilit tim. Ne jemi një ekip i mirë dhe unë mezi pres të bashkëpunoj me ekipin e “Foot Locker” gjatë lëtij viti,” u shpreh ajo.