Droni, së shpejti ‘bodyguard” i presidentit amerikan

Droni, së shpejti ‘bodyguard” i presidentit amerikan

Shërbimet Sekrete Amerikane duket se kanë gjetur një mënyrë të re mbrojtjeje për Presidentin Amerikan Donald Trump.

Në Amerikë,  vendet që do të vizitohen nga presidenti, do të monitorohen nga lart me një dron, rreth 100-120 metra lart në qiell.

Sipas TechSot.Al, droni do të jetë gjatë gjithë kohës duke filmuar video me rezolucion të lartë, për të monitoruar sa më mirë situatën në tokë. Ky do të jetë në të njëjtën kohë edhe një lloj testimi për Shërbimet Sekrete amerikane, të cilat janë duke përmirësuar survejimin e tyre nga qielli.

Shtëpitë dhe bizneset përreth vendeve që do të vizitohen nga presidenti Donald Trump kanë shprehur qartë frikën e tyre për filmimin e vendeve private. Por Shërbimet Sekrete kanë njoftuar se të gjitha filmimet do të fshihen brenda 30 ditëve, përveç rastit që ato mund të përdoren për ndonjë investigim kriminal.