Droni që ndërpreu fjalimin e Erdogan

Droni që ndërpreu fjalimin e Erdogan

Shtatë persona janë lënduar pasi një dron ra mbi një turmë që po merrte pjesë në fjalimin e presidentit Reçep Tayip Erdogan, për njëvjetorin e tentativës së grusht shtetit që sfidoi administrimin e tij.

Erdogani ndaloi fjalimin e tij pas incidentit për të thirrur ndihmë për njerëzit e lënduar në turmë para se të vazhdonte përsëri me fjalim, sipas gazetarit turk Engin Bas, i cili ishte në ngjarje.

Disa persona të gjakosur janë filmuar teksa barteshin nga turma në barela.

Mediumi turk Hurriyet raporton se dy njerëz janë shtruar në spital për shkak të lëndimeve të tyre, dhe pesë të tjerë janë mjekuar në vend.

Dhjetëra mijëra persona u mblodhën para parlamentit në Stamboll të dielën për të përkujtuar 250 persona që vdiqën gjatë puçit të vitit të kaluar, të shkaktuar nga opozita në Turqi.

Mbi 50 mijë persona ishin arrestuar dhe më shumë 150 mijë shërbyes, oficerë policie, dhe ushtarë ishin larguar nga puna për shkak të pretendimeve se kanë lidhje me grushtshetin e dështuar. /Insajderi.com