Drogë nga Shqipëria në Gjermani, 11 të arrestuar

21.03.2017 09:03
Drogë nga Shqipëria në Gjermani, 11 të arrestuar

Karabinierët në Itali kanë asgjësuar në orët e para të së martës një organizatë kriminale, që lëvizte sasi të konsiderueshme narkotikësh në aksin Shqipëri-Itali-Gjermani.

Sipas raportimeve të mediave italiane, kanë qenë karabinierët e Firences që kanë ekzekutuar 11 urdhër-arreste, në kuadër të një kërkese të Drejtorisë Rajonale të Antimafias, shkruan Tch.

Sipas burimeve, organizata kriminale trafikonte kryesisht marijuanë dhe kokainë nga Shqipëria drejt vendit fqinj dhe më tej në Gjermani.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim blerjen, rafinimin, tregtimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.