Marihuana përplasë shkrimtarin italian dhe politologun shqiptar

Marihuana përplasë shkrimtarin italian dhe politologun shqiptar

Komenti i shkrimtarit italian Roberto Saviano në “La Republika”, në lidhje me kontrollin e drogës së Lazaratit nga ISIS, ka ngjallur reagimin e politologut dhe opinionisti Ilir Kulla.

Duke analizuar figurën e Savianos, Kulla shkruan në Facebook, se nëse Lazarati është ISIS atëherë ia është Lazarat.

“Një debil dhe delirant i cili quhet Roberto Saviano medemek shkrimtar gjoja i kërcënuar nga kamorra një individ leshi, i cili kur ka vënë këmbë në Shqipëri ka vajtur nga aeroporti Nënë Tereza e deri në Sheraton mitoman para exellence paska deklaruar se në Lazarat gjendet ISIS-i e pastaj pyesni nga vjen propaganda anti-Shqipëri nga kjo e pseudo e majtë e stërlodhur që përfaqësohet nga ky individ e ca të tjerë si ky që Milloshit i thonë shoku Sllobo, boshnjakeve myslimanë terroriste, Franjo Tuxhmanit fashist dhe UCK nëse Lazarati është ISIS o Saviano debili ‪#‎Anch io sono LAZARAT#”, shkruan Kulla.

Ndërkohë që “La Repubblica” duke u bazuar në një analizë të Roberto Savianos shkruan se ‘ Lazarati nën kontrollin e grupeve që mbështesin DAESH’.

Ndërsa në Parlamentin italian ka nisur diskutimi mbi ligjin e legalizimit të drogave të lehta shkrimtari Roberto Saviano në një analizë të publikuar sot në të perditshmen “La Repubblica” shprehet pro aprovimit të këtij ligji, si një armë kundër mafieve e biznesit të tyre fitimprurës nga trafiku i drogës.” Në analizën e tij Roberto Saviano përmendet mes të tjerash dhe Lazaratin në Shqipëri duke e identifikuar “si kryeqytetin botëror të marijuanës.”, transmeton Express.

“Lazarati në Shqipëri, shkruan ai, është nën kontrollin e grupeve që mbështesin DAESH. ISIS kontrollon tashmë një prodhim mbi 5 miliardë dollarë. Kanabis e hashashi janë bërë lëndë e parë e financimit të organizatave fundamentaliste. Ti legalizosh do të thotë ti heqësh organizatave kriminale nga 8- 11 miliardë euro në vit.” “Duke legalizuar drogat e lehta do të zhduket tregu ilegal i tyre?” , pyet Saviano. “Natyrisht që jo. Atëherë pse duhen legalizuar?

Sipas shkrimtarit italian “duke i legalizuar do të dobësohen mafiet duke i hequr atyre kapitale e në të njëjtën kohë do të dimensionohet tregu ilegal.”