Ndriçimi i Kullës Eiffel, simboli i kryeqendrës franceze Parisit, nuk do të jetë në funksion deri më 10 tetor për shkak të punëve të mirëmbajtjes, raporton Anadolu Agen" />

Dritat në Kullën Eiffel do të fiken deri më 10 tetor

Dritat në Kullën Eiffel do të fiken deri më 10 tetor

Ndriçimi i Kullës Eiffel, simboli i kryeqendrës franceze Parisit, nuk do të jetë në funksion deri më 10 tetor për shkak të punëve të mirëmbajtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga kompania që merret me mirëmbajtjen e objektit theksuan se është paraqitur nevoja e riparimeve të shumta dhe ndërrimin e llambave në Kullën Eiffel dhe në këtë mënyrë pezullimin e sistemit të ndriçimit që ka funksionuar që nga viti 2000.

Sipas tij, kjo është hera e parë nga periudha në fjalë ku do të kryhen punë në mirëmbajtjen e përgjithshme të ndriçimit. Kulla Eiffel në periudhën e kaluar është përdorur për dërgimin e mesazhit të solidaritetit pas sulmeve terroriste që u kryen në mbarë botën.

Kulla Eiffel është ndërtimi më i madh në Paris dhe një nga simbolet më të shquara botërore.