Artikull i sponsorizuar

Dreshaj: Trubuhoci nuk do jetë vatër vizitash vetëm para zgjedhjeve

Dreshaj: Trubuhoci nuk do jetë vatër vizitash vetëm para zgjedhjeve

“Kalova një mbrëmje të bukur me banorët e Trubuhocit”, ka thënë Gani Dreshaj kandidat për komunën e Istogut nga radhët e AAK-së.

Dreshaj thotë se banorët e këtij fshati të njohur për punën e palodhshme e nderuan me prezencën dhe dialogun që kishin.

“I garantova ata se do jem përkrahës i denjë në projektet e tyre, se Trubuhoci nuk do jetë vatër vizitash vetëm para zgjedhjeve, por fshat nga i cili do të përfitojë edhe rajoni nga produktet bujqësore që kultivojnë këta banorë të zot”, tha Dreshaj.

Kandidati për kryetar të Istogut ishte në vizitë në këtë fshat bashkë me deputetin Rasim Selmanaj, të cilët garantuan se kryeministri Haradinaj do t`i përkrahë në projektet për fuqizimin e Istogut.