“LDK po largon dosjet e errëta të punës së saj”

“LDK po largon dosjet e errëta të punës së saj”

Gani Dreshaj, kandidati i AAK-së që doli fitues në zgjedhjet në komunën e Istogut, ka thënë se LDK në këtë komunë ka filluar hapat e parë për braktisjen e komunës.

Por sipas tij e keqja në këtë rast është se LDK ka filluar edhe largimin e dosjeve, të cilat sipas Dreshajt tregojnë anën e errët të punës së tyre.

“Sot, pushteti në largim i LDK-së në Istog ka filluar hapat e parë për braktisjen e komunës në të cilën nuk lanë gjurmë në 4 vite punë.  Por, ajo që është më e keqe për demokracinë dhe ligjin është se sot ka filluar edhe largimi i dosjeve komunale të cilat tregojnë anën e errët të punës së tyre”, ka shkruar Dreshaj.

Dreshaj më tej iu ka bërë thirrje të gjithëve që të pranojnë humbjen dhe mos të bëjnë veprime që bien në kundërshtim me ligjin.