Dreshaj: Haki Rugovën e mundi çdo javë

Dreshaj: Haki Rugovën e mundi çdo javë

Kandidati i AAK për Istog, Gani Dreshaj ka komentuar vendimin e PZAP-së për dërgimin e Istogut në rivotim.

Dreshaj ka thënë për Radio Dukagjinin se vendimin e PZAP-së do ta ankimoj në Gjykatën Supreme, dhe do të kërkojë rinumërim të votave.

Kurse për kundërkandidatin Haki Rugova, Dreshaj ka thënë se “Haki Rugovën e muj për çdo javë sepse është kandidat i lodhtë.”

PZAP vendosi sot që Istogu të shkojë në rivotim, pasi u pranua si e bazuar ankesa e LDK-së për keqpërdorime.