Drenori: Militantja e PDK-së bëhet drejtoreshë në Drenas

Drenori: Militantja e PDK-së bëhet drejtoreshë në Drenas

 

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, ka akuzuar kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, se ka emëruar militantë të PDK-së si ushtrues së detyrës së drejtoreshës në shkollën fillore në Gllobar.

Ai ka thënë se militantja e kësaj partie me inicialet Sh.D. është shpërblyer nga partia në të cilën ishte mjaft aktive në fushatën zgjedhore të kësaj komune. Insajderi mëson se emri i saj i plotë është Shkurte Dvorani.

“A është ky depolitizimi i arsimit në Drenas që pat premtu kryetari Lladrovci gjatë fushatës? Sh.D. qenka emruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në shkollën fillore në Gllobar. Siç mund të shihni edhe në fotot e bashkangjitura Sh.D. është militante e përbetuar partiake dhe në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale në Drenas ishte mjaft aktive”, ka shkruar Drenori në facebook.

“Ja paskeni shpaguar mundin z. Kryetar”, ka shkruar më tej ai.

Drenori ka vënë në dyshim diplomën e drejtoreshës, e cila sipas tij, kishte marrë diplomën falso në njërin nga kolegjet në Gjakovë.

“Aq më keq, në listën me mesimdhënës me diploma fallco (të marra nga kolegji KRISTAL në Gjakovë), figuron edhe emri i Sh.D. (Duhet megjithatë verifikim, meqë drejtori i DKA-së në Drenas nuk me pat lënë qasje në dokumente publike vite me parë)”, ka shkruar Drenori.

Më tutje Drenori, ka thënë se arsimi në Drenas është peng i politikës, duke e lidhur edhe me rezultatet e PISA-së./Insajderi.com

unnamed

unnamed (1)

unnamed (2)