Drenasi mund të ngrohet nga Ferronikeli

Drenasi mund të ngrohet nga Ferronikeli

Qytetarët e Drenasi pritet të kenë ngrohje, e cila do të shfrytëzojë si burim ujin e ngrohët nga gjiganti metalurgjik Ferronikel.

Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite që Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i ka bërë sot komunës së Drenasit.

“Biseduam për mundësin e fillimit të studimi i fizibilitetit për ngrohjen qendrore këtë projekt e kemi biseduar edhe ma herët”, ka thënë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë që Stavileci ka thënë se do të gjejnë mundësin për të financuar këtë studim që më pas të futet në planet e investimit.

“Ne si ministri bashkërisht edhe me Ministrin e mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën dhe Ferroniklin do të i gjejmë mundësin për të financuar studimin i cili pastaj do të na jep kahje dhe pastaj ne do të e fusim në planin e investime ku do të ketë më pastaj edhe financim”, ka thënë Stavileci.