Drejtuesit e Arsenalit në Gjermani, klubi afër blerjes së Aubameyang

Drejtuesit e Arsenalit në Gjermani, klubi afër blerjes së Aubameyang

Shefi ekzekutiv i Arsenal, Ivan Gazidis, ka marrë rrugë për në Gjermani në mënyrë që të finalizohet marrëveshja me sulmuesin e Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Gazidis është në bisedime intensive me drejtuesit e Dortmund, pasi që do që marrëveshja të arrihet që në janar, raporton Sky Sports.

Sulmuesi i Gabonit sot është parë në qendrën stërvitore të Dortmund, bashkë me pjesën tjetër të skuadrës.

Klubi gjerman javën që shkoi ka lëshuar një komunikatë ku ka thënë se nuk kanë pranuar ofertë zyrtare nga Arsenal.