Takohen Pacolli dhe Kurti...

09.08.2017 15:35

Drejtori i Vetëvendosjes në Mitrovicë, me kallash në duar

09.08.2017 15:34
Drejtori i Vetëvendosjes në Mitrovicë, me kallash në duar

Dega e PDK-së në Mitrovicë, në faqen e saj sot ka publikuar një fotografi, ku shihet drejtori i Agim Bahtirit, Fidan Ademi, i cili vjen nga radhët e partisë Vetëvendosje, me automatik në dorë.

Kjo degë i ka ftuar organet përgjegjëse që të “merren me këtë person, i cili është pjesë e bandës kriminale të Dardan Molliqajt”, thuhet në reagimin e PDK-sw nw Facebook.

“Drejtori i VV dhe Agim Bahtirit, pjesëtar i bandës së “Mollotovit” kërcënon me “Kallash”. Këtij i duket vetja i forti i qytetit. Ky udhëheq Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, një dikaster të rëndësishëm në Komunën e Mitrovicës. Ftojmë organet gjegjëse të merren me këta persona që janë rrezik për jetën e qytetarëve”, shkruan ndwr tjerash nw n postimin e Degës së PDK-së në Mitrovicë.