Artikull i sponsorizuar

Drejtori i suksesshëm i Pejës tregon arsyet pse duhet votuar për asamblist

Drejtori i suksesshëm i Pejës tregon arsyet pse duhet votuar për asamblist

Ukë Selimaj ishte drejtori më i ri në moshë në Komunën e Pejës. Nuk i kishte as 30 vjet. Por kjo nuk e kishte penguar që ai të bënte punë të suksesshme në Drejtorinë për Punë Komunale dhe Shërbime Publike në komunën e Pejës. Përpos kësaj ishte edhe kryesues i kolegjiumit të drejtorëve në Shërbimit Publike të Kosovës.

Tash Selimaj është në garë për t’u bërë asamblist në Komunën e Pejës, për të vazhduar kontributin e tij.

Për më shumë se tri vite në krye të drejtorisë, Selimaj realizoi shumë projekte e investime të infrastrukturës, në fshat e në qytet. U angazhua edhe për infrastrukturën në zonat malore të Pejës, ku realizoi projektet e ujësjellësit dhe kanalizime që lidhin zonat e Pejës. U asfaltuan shumë rrugë në Lugun e baranit, Lugun e Leshanit, Lugun e Trstenikut, Podgurit, në qytet, në Rugovë, në Sejnove e Lipë. U ndriçuan lagje të shumta sikurse Xhemajl Kada, Fidanishte, Dardani etj.

Selimaj është i njohur si zyrtar komunal që ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe kërkesat e tyre i ka marrë me seriozitet, duke garantuar që ato të realizohen

Arriti të krijoj partneritet me organizata të huaja sikurse me GIZ përmes të cilës arriti të fitojë makineri për bartjen e mbeturinave dhe programe tjera në këtë sferë. Përmes Organizatës zvicerane “Helvetas Swiss intercooperation” dhe programit DEMOS, realizoi shumë projekte për sheshe të qytetit, të fshatrave, ndriçimin e kubëzim, shtigje e gjelbërim.

“Nëse flitet për suksese të kësaj qeverisje, atëherë ato u takojnë drejtorive të udhëhequra nga PDK. Infrastruktura, asfaltimi, ndriçimi, uji i pijes, kanalizimet dhe shërbimet tjera janë kryer nga drejtoria e udhëhequr nga PDK”, ka thënë Selimaj.

Sipas tij edhe zhvillimi i turizmit në Pejë është rezultat i drejtorive të udhëhequra nga PDK.

“ Nëse flitet për zhvillim të turizmit, atëherë ajo i takon drejtorisë së udhëhequr nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, që e udhëheq PDK. I rregulluam shtigjet e ngjitjes, Via Ferrata, Zip Line, rregulluam Carshinë e Gjatë, restauruam Hambarin e Haxhi Zekes, përmes fondeve të huaja, rregullua Shpellën e Radacit etj ”, ka thënë Selimaj.

Në qeverinë e ardhshme të cilën do ta udhëheqë Sabiha Shala sipas Selimajt, do të ketë rritje të cilësisë në udhëheqje,  pasi që e gjithë komuna do të udhëhiqet sikurse drejtoritë e suksesshme që ishin në këtë mandat, të udhëhequra nga PDK.

“Secila drejtori do të kryej detyrat e veta për të gjithë qytetarët pa dallim klasash shoqërore”, ka thënë Selimaj./Insajderi.com