Drejtori i RTK-së mesazh kundërshtarëve: Keni kujdes  

Drejtori i RTK-së mesazh kundërshtarëve: Keni kujdes  

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, ka reaguar me një gjuhë të ashpër partive politike dhe mediumeve konkurrente siç thotë ai me qëllim që të shkatërrojnë televizionit publik.

Nuk ka kursyer as Sindikatën e Punëtorëve të RTK-së.

Sipas tij krejt kjo po ndodh në kohën vendimtare sa i takon çështjes pronësore dhe të RTK-së dhe financimit të saj.

“Në kohën kur definimi me ligj i çështjes së financimit dhe pronës së RTK-së është para përfundimit, janë intensifikuar përpjekjet e disa transmetuesve konkurrent dhe disa partive politike duke i aktivizuar ‘bakteriet’ e tyre në RTK që me çdo kusht ta ndalojnë miratimin e këtij ligji duke u munduar kështu ta shkatërrojnë Transmetuesin Publik”, ka shkruar shkruar Shala në llogarinë e tij në Facebook.

Shala, ka folur për disa persona duke e përdorur një gjuhe mjaftë të ashpër që sipas tij po hargjojnë gjithë energjitë për të shkatërruar RTK-në.

“I kuptoj plotësisht përpjekjet e KTV e RTV21 të cilat me rënien eventuale të RTK tentojnë ta marrin primatin në tregun medial transmetues, por nuk po i kuptoj disa ‘bakterie’ të RTK-së të cilët pa RTK-në as qentë nuk i hajnë, se si e harxhojnë tërë energjinë për me shkatërru RTK-në dhe atë duke kërkuar ndihmë nga politika!!!”, ka thënë Shala.