Drejtori i postës lajmëron policinë për bombë, i del dhuratë

15.09.2016 16:38
Drejtori i postës lajmëron policinë për bombë, i del dhuratë

Alarmi se para shtëpisë së Drejtorit të Postës Sejdi Hoxha gjendej një pako e dyshimt, ka dal të jetë i panevojshëm.

Vetë Hoxha përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë bomb por se ka pranuar një dhuratë për lindjen e djalit të tij.

“Kishim nje shqetesim per nje pako e cila u gjend para deres se baneses ku un jetoj me gruan dhe femijet , kjo pako doli te ishte nje dhurat nga kojshit tan te cilet kan sjell per lindjen e djalit”, shkruan Hoxha.