Drejtori në largim i Agjencisë Kundër Korrupsionit Hasan Preteni përmes një konference për media ka paraqitur llogarite e punës së tij në krye të këtij institucioni përgjatë 10 vjetëve.
Edhe pse në raportet ndërkombëtare Kosova zakonisht është përmendur si vend në të cilin është rritë niveli i korrupsionit, Preteni thotë se në krye të tij, ka arritur ta parandalojnë atë.
Sipas Pretenit institucioni që ai e ka drejtuar ka ushtruar kallëzime penale për 1 mijë e 500 zyrtarë ndërkohë që në rreth 50 raste nuk kanë mundur t’i identifikojmë numrin e zyrtarëve të dyshimtë të përfshirë në aktivitete korruptive.
Preteni tha se AKK ka arrit të parandaloi mbi 100 milionë euro keqpërdorime në fushën e prokurimit publik, duke i trajtuar më shumë se 400 tendere.
“Shumica prej inflamacioneve janë siguruar në rrugë zyrtare, ndërsa vlera e tenderëve të stopuar e kalon shifrën e 108 milionëve. Dhe 70 raste i kemi monitoruar aktivitetet tenderuese, kurse në fazën e vlerësimit kemi qenë të pranishëm për t’ju shmangur ose për të rritur përgjegjësinë”, tha Preteni.
Për parandalimin e korrupsionit ai ka përmendur sistemimin e 28 mijë e 320 formularë dhe përqindjen e kënaqshme të deklarimit të pasurisë, ndërsa për konflikt të interesit, thotë se në 796 raste është shmangur konflikti i interesit nga 1 mijë e 246 rasteve të trajtuar nga agjencia
“Kurse, në 26 raste është kërkuar largimi i zyrtarëve nga puna”, ka përfunduar Preteni.
Pas dy ditësh në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit pritet të filloj punën Shaip Havolli. /Insajderi.com