Drejtori i Klinikës Emergjente tregon për lëndimet e Vitore Stavilecit

Drejtori i Klinikës Emergjente tregon për lëndimet e Vitore Stavilecit

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani ka theksuar se sot rreth orës 14:30 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranuar një person, si pasojë e sulmit fizik.

Lenjani, në një konferencë për media, ka thënë se e lënduara i ka marrë masat e trajtimit, ku të gjeturat patologjike, sipas tij, kanë treguar për “një lëndim dhe thyerje të kockave të hundës, lëndim të syri të djathtë, që është shoqëruar me plagë dhe gjakderdhje të vogla dhe gërvishtje.”

“Është jashtë rrezikut për jetë dhe pritet që brenda pak orëve të lirohet për trajtim në shtëpi”, ka shtuar Lenjani.

Vitore Stavileci u sulmua sot rreth orës 14:00 nga dy persona të dyshuar, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka porositur sulmin ndaj bashkëshortes së ministrit të Zhvillimit Ekonomik. /Insajderi.com