Drejtori i Inteligjencës thotë se nuk ka pasur përgjim të fushatës së Trumpit

06.03.2017 08:15
Drejtori i Inteligjencës thotë se nuk ka pasur përgjim të fushatës së Trumpit

Ish-drejtori i inteligjencës kombëtare amerikane, James Clapper, i ka hedhur poshtë pretendimet për çfarëdo përgjimi ndaj fushatës zgjedhore të Donald Trumpit.

“Nuk ka pasur aktivitet të tillë të përgjimit kundër presidentit, atëherë presidentit të zgjedhur, e as të kandidatit, ose kundër fushatës së tij”, tha ish-drejtori i inteligjencës kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, mbrëmë vonë në intervistën për rrjetin NBC.

Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga Kongresi amerikan të shqyrtoj nëse administrata e ish-presidentit, Barack Obama, i ka keqpërdorë “fuqitë hetuese” gjatë fushatës së vitit 2016.

Një zëdhënës i ish-presidentit Obama i ka hedhur poshtë këto pretendime si “thjesht të falsifikuara”.