Reagon drejtori i CIA-s, tregon kush e kreu sulmin terrorist në Stamboll

Reagon drejtori i CIA-s, tregon kush e kreu sulmin terrorist në Stamboll

Drejtori i CIA-s, John Brennan tha se me shumë mundësi ISIL, apo siç e quajti ai “Daesh” – një akronim që përdoret për frazën, Shteti Islamik në Irak dhe Levant (ISIL) – e ka kryer sulmin terrorist të ndodhur mbrëmë në Stamboll.

Brennan po ashtu paralajmëroi se sulme terroriste mund ta godasin edhe SHBA-në, vetëm një ditë pas sulmeve terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku mbetën të vrarë 41 persona, raporton Insajderi.

“Jam i shqetësuar nga pikëpamja e një profesionisti të inteligjencës që i shikon aftësitë e Daesh(akronim për fjalën Shteti Islamik)… dhe vendosmërinë e tyre për të vrarë sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe kryer sulme jashtë vendit”, ka thënë Brennan për Politico, transmeton Insajderi.

Duke vënë në dukje se sulmuesit në Stamboll veshin xhaketa vetëvrasëse, Brennan tha se kjo e bën të vështirë parandalimin e sulmeve të mëtejshme të ISIL-it.

“Unë do të isha i befasuar nëse terroristët nuk janë duke u përpjekur për të kryer këtë lloj të sulmit në Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Brennan, i cili nuk e ka konfirmuar nëse ISIS-i qëndron prapa sulme të Stambollit.

Grupi terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin, i cili që nga mëngjesi i së mërkurës ka marrë jetën e 41 personave dhe plagosi më shumë se 200 njerëz. /Insajderi.com