Drejtori i “Amazon” bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë

Drejtori i “Amazon” bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Amazon”, Jeff Bezos, ka një pasuri prej 75.6 miliard dollarësh, mjaftueshëm që të bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë.

Jeff Bezos kaloi Armancio Ortegan dhe Warren Buffet –  700 milionë dollarë më shumë sesa Buffet dhe 1.3 miliard dollarë më shumë sesa Ortega.

53 vjeçari pati një rritje të pasurisë me 1.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, raporton Bloomberg.

Ndërsa në këtë listë, e gjithashtu edhe në listën e Forbes, përsëri njeriu më i pasur mbetet Bill Gates. Si themelues dhe drejtor i “Microsoft”, Gates ka një pasuri marramendëse prej 86 miliardë dollarësh./Insajderi.com