Bedrija Ejupagic ndaj të cilit në korrik të viti" />

Drejtori me aktakuzë në Komunën e Prizrenit kërcënon gazetarin e RTK-së

Drejtori me aktakuzë në Komunën e Prizrenit kërcënon gazetarin e RTK-së

Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit Bedrija Ejupagic ndaj të cilit në korrik të vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Prizren ngriti aktakuzë për vdekjen e 3 vjeçares Xheneta Gashi, ka kërcënuar gazetari e RTK 2, Refki Alija.

Alija që është gazetar për lajmet në gjuhën boshnjake nga Prizreni, para një muaji kishte raportuar për këtë rast sesi Ejupagic do të përballet me drejtësinë.

E të enjtën kur Alija ka shkuar në Komunën e Prizrenit, ai është kërcënuar dhe sulmuar në mënyrë verbale nga drejtori Ejupagic.

Alija ka dhënë deklaratë në Polici tashmë për këtë rast, teksa Insajderi ka tentuar të kontaktojë edhe me drejtorin e RTK-së por ai nuk e ka hapur telefonin. /Insajderi.com