“It” shumë shpejt mund të bëhet filmi horror më fitimprurës i historisë në SHBA, duke lënë pas “The Exorcist”, filmin e vitit 1973.

“It”, drejt rekordit historik

“It”, drejt rekordit historik

“It” shumë shpejt mund të bëhet filmi horror më fitimprurës i historisë në SHBA, duke lënë pas “The Exorcist”, filmin e vitit 1973.

Sipas “Deadline”, në fund të javës përshtatja për kinema e romanit të Stephen King do të zërë vendin e parë në kategorinë horror.

“The Exorcist” grumbulloi 232.9 milionë dollarë, ndërkohë që aktualisht “It” është në 228.4 milionë dollarë. Pritet që filmi me kllounin e frikshëm të arrijë në total 270 milionë dollarë fitime të dielën.

“It”, që tregon për një klloun që terrorizon fëmijë, ka pasur një buxhet prej 35 milionë dollarësh. Kasti përbëhet nga Bill Skarsgard, i cili interpreton kllounin, dhe fëmijët që interpretohen nga Jeremy Ray Taylor, Sophia Lillis, Finn Wolfhard, Wyatt Oleff, Chosen Jacobs, Jack Dylan Grazerand dhe Nicholas Hamilton.