Dreçun: Serbia ta injorojë idenë e Thaçit për ushtri  

Dreçun: Serbia ta injorojë idenë e Thaçit për ushtri   

Kryetari i ashtuquajturës Komisioni Parlamentar për Kosovën, Milovan Dreçun thotë se Kuvendi i Serbisë nuk duhet të diskutojë për kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Drecun ka thënë se në seancën e Komisionit Parlamentar të mbajtur në shkurt kanë diskutuar rreth situatës në Kosovë dhe se ai kishte kërkuar një vlerësim të sigurisë, ka thënë ai për B92.

“Sapo do të ketë nevojë, Komisioni do të takohet përsëri. Tani nuk duhet të bimë në grackën e polemikave dhe të provokojmë destabilizim”, ka thënë Dreçun.

Ai më tutje ka thënë se propozimi i Thaçit nuk është një propozim të ri, por ka një kohë të gjatë dhe se ata tani janë duke u përpjekur për të anashkaluar procedurat./Insajderi.com