Kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun tha sot se pas vrasjes së Oliver Ivanoviq qëndrojnë vrasës profesionistë.

Dreçun ka thënë se rez" />

Dreçun, për vrasjen e Ivanoviq: Në Kosovë ka shumë vrasës profesionist

Dreçun, për vrasjen e Ivanoviq: Në Kosovë ka shumë vrasës profesionist

Kryetari i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun tha sot se pas vrasjes së Oliver Ivanoviq qëndrojnë vrasës profesionistë.

Dreçun ka thënë se rezultatet aktuale të hetimit tregojnë se prapa vrasjes së Ivanoviq janë profesionistët e vrasjeve, duke aluduar në gjashtë plumbat që e goditën në gjoks kreun e SDP-së.

“Kjo [vrasja] ka vënë në pah një sfond më të gjerë – se dikush e ka urdhëruar vrasjen. Vrasës profesionistë ka shumë në Kosovë, pa marrë parasysh se çfarë nacionaliteti mund të kenë”, tha Dreçun, duke vlerësuar se vrasja ishte kryer në atë mënyrë që të fshihej motivi.

Drecun hodhi poshtë ashpër insinuatat që thonë se autoritetet në Beograd mund të qëndrojnë prapa vrasjes së Ivanoviq. Ai deklaroi se shteti i Serbisë dëshiron vetëm të dijë të vërtetën.

“Presidenti Vuçiç urdhëroi autoritetet shtetërore që të zgjidhin çështjen përmes trupave tanë. Ai kërkoi që organet tona të jenë të pranishëm gjatë hetimit”, deklaroi Dreçun. /Insajderi.com