Dramë në Londër: Ndjekje e madhe e përbindëshit

05.06.2018 14:02

Foshnja një vjeçe e therur, policia i ka porositë qytetarët: "Kyçeni derën dhe mos dilni nga shtëpitë".

Dramë në Londër: Ndjekje e madhe e përbindëshit

Tashmë dy ditë po zgjatë kërkimi i burrit të panjohur në Londrën perëndimore, i cili me thikë e ka therur një fëmijë njëvjeçar dhe një grua 30 vjeçe. Fëmija është në gjendje kritike derisa gruaja është jashtë rrezikut.

“Vetëm dimë se i dyshuari ka jetuar në një adresë në Feltham. E lusim çdokënd që ka ndonjë informatë të na ndihmojë”, ka thënë zëdhënësi i policisë.

I gjithë horrori filloi dje në mëngjes kur ishin ftuar policia dhe emergjenca për të intervenuar në pjesën e Londrës Hounslow.

“Kam dëgjuar britmë dhe vaj, ishte mjaftë shqetësuese. E di për atë familje, kohë më parë janë vendosur këtu. Shumë shpejtë arritën rreth 20 vetura të policisë me qenë dhe komplet të armatosur”, ka treguar një dëshmitar për “Sky”.

Një dëshmitar tjetër  thotë se si policia e morri shumë seriozisht këtë incident.

“Na kanë thënë që të mos dalim nga shtëpitë dhe t’i kyçim dyert. E gjithë lagjja është e bllokuar, ndërsa policët e armatosur janë kudo”, ka thënë ky dëshmitar.

Edhe pse është e qartë se e gjithë policia e Londrës është ngritur në këmbë, deri tani nuk ka informata për arrestim, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga policia./Insajderi.com.