Dr Luke hedh poshtë akuzat e Kesha’s

Dr Luke hedh poshtë akuzat e Kesha’s

Producenti i këngëtares Kesha, Dr Luke, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e bëra ndaj tij për ngacmim seksual të bërë ndaj këngëtares, raporton The Sun.

Dr Luke, emri i vërtetë i të cilit është Luka Gottwald ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Twitter, duke mohuar së ka kryer një vepër të tillë.

“Unë nuk e kam përdhunuar Keshan dhe  kurrë nuk kanë pasur marrëdhënie seksuale me të. Kesha dhe unë ishim miq për shumë vite dhe ajo ishte si motra ime e vogël”, ka shkruar Dr Luke.

Ariana Grande, Lady Gaga, Demi Lovato janë disa nga emrat e skenës muzikore që i kanë dhënë mbështetje këngëtares përmes llogarisë së tyre në Twitter, ndërsa këngëtarja Taylor Swift i ka dhuruar 250 mijë dollarë këngëtares si ndihmë për të mbuluar shpenzimet ligjore.

Këngëtarja Kesha, aktualisht është në një betejë gjyqësore me producentin e saj, ku pretendon se e ka droguar dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të./Insajderi.com