Hetimet për dosjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, që dyshohet të jetë e falsifikuar, po udhëhiqen nga ish-këshilltari i tij, Kujtim Munishi, bën të ditur KTV.

Dosjen e Lumezit po e heton ish-këshilltari i tij

Në fundin e vitit 2012, Munishi i ishte bashkuar sistemit prokurorial të Kosovës, duke u emëruar prokuror në Gjykatën Komunale të Gjilanit.

Ndëlrkaq, në maj të 2017’s është emëruar udhëheqës në Departamentin për Krime të Rënda, në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Si këshilltar i Lumezit, ai ka qenë për disa vite, gjatë kohës sa Lumezi ishte kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Prokuroria e Shtetit deri tash ka qenë fjalëpakë lidhur me rastin dhe nuk ka treguar se kush nga prokurorët është duke hetuar çështjen..

Ndërkohë, edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk ka treguar se kush është prokurori në këtë çështje.

Megjithatë, kjo është konfirmuar sot nga kryeprokurori i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Në anën tjetër, shoqëria civile ka reaguar për herë të parë qëkur u ngritën dyshimet për vërtetësinë e provimit të jurisprudencës së Lumezit.

Shoqëria civile i ka bërë thirrje prokurorisë që rasti i Lumezit të hetohet në mënyrë të pavarur dhe transparente.