Dosja sekrete e CIA-as: Njerëzit me fuqi mbinatyrore

Dosja sekrete e CIA-as: Njerëzit me fuqi mbinatyrore

Thellë në arkivat e Langley’it fshihen dokumentet sekrete mbi telepatinë, perceptimin jashtë shqisor dhe fenomeneve tjera parapsikologjike

Mijëra vite njerëzit kanë dëshmuar për çudirat, në dukje ngjarje të pamundura për të cilat dëshmojnë qindra njerëz.

Kohë më parë dokumentet e CIA’s mbi hulumtimin e fenomeneve parapsikologjike bëjnë me dije se disa fenomene edhe mund të provohen. Dokumentet e publikuara pas kërkesës së heqjes së shenjës së sekretit, shumë nga informatat bazohen në hulumtimet kineze. I gjithë dokumenti i CIA’s nën titullin “Chronology of Recent Interest in Exceptional Functions of The Human Body in the People’s Republic of China”. (Kronologjia e interesimit të fundit për funksionet e veçanta të trupit të njeriut në Republikën Popullore të Kinës). Në vazhdim mund të lexoni disa nga konstatimet më të rëndësishme të CIA’s.

Një revistë e rëndësishme shkencore kineze Ziran Zirachi, në vitin 1979 ka publikuar një raport mbi njohjen jo vizuale ku janë përmendur dëshmitë për veprimet e pabesueshme të njerëzve.

Një vit më vonë revista e njëjtë ka organizuar konferencën para psikologjike në Shangaj ku kanë marrë pjesë me shumë se 20 institute hulumtuese dhe universitete nga gjithë bota. Në vitin 1981 Akademia e Shkencave e Kinës ka sponsorizuar një konferencë publike në Pekin. Qëllimi i vetëm ishte debati për njerëzit me aftësi para psikologjike, transmeton gazetametro.net.

Vitin e njëjtë u zbulua Zhang Baosheng. Në një universitet të partisë komuniste në Pekin dhjetëra njerëz janë testuar në mënyrë që të zbulohet se a ka në mes tyre ndonjë telepat potencial. Pjesa më e madhe e hulumtimit ishte negative, por Baosheng i kishte shokuar hulumtuesit. Ai kishte treguar aftësi të caktuara parapsikologjike.

Një vit më vonë, përsëri e kanë nënshtruar hulumtimit, por kësaj here kanë marrë pjesë madje 19 shkencëtarë. U tregua se Baosheng mund të bartë gjërat e vogla nga vendet e mbyllura vetëm me forcën e mendjes. Shkencëtarët e kanë përcjellë gjashtë muaj Baosheng’un dhe ai disa herë i ka vendosur copat e letrës brenda në gypin e qelqit e më pas i ka nxjerrë jashtë. Testet i ka përsëritur edhe me insekte të vogla.

Disa vite më pas fuqitë e tij ishin xhiruar me video kamerë. Në të shihet qartë lëvizja e pilulave nëpër mur të gypit të qelqit.

Në një dokument tjetër përshkruhet një eksperiment në të cilin kishte marrë pjesë Baosheng’u.

“Kabina e drurit me dimensione 120x180x60 cm është përdorur si dollap i mbyllur. Fletët e letrës me shenja të veçanta janë vendosur në raftin e epërm. Baosheng arriti që ti nxjerr letrat dhe ti kthej prapa në kabinë e cila mbeti e mbyllur gjatë gjithë kohës. Kjo tregon se edhe në dollapët e mëdhenj është e mundur të thyhen barrierat e hapësirës”, shkruan në dokumentet e CIA’s.

Revista “American Journal of Chinese Medicine” ka transmetuar tregimet e ngjashme të pabesueshme, e në mes tyre më interesant është tregimi mbi Chulin Sun. Pretendohet se ajo mund të shpejtojë rritjen e farës.

Me fuqinë e mendjes së vet mund të ndikojë në rritjen e farës me shpejtësi të paimagjinueshme. Në afat prej rreth 20 minutave fara do të zihet dhe të lëshojë rrënjë të gjatë disa centimetra. Hulumtuesit e njëjtë shkruajnë se Sun me sukses ka ndikuar madje 180 herë në rritjen e shpejtë të farës edhe atë vetëm duke e përdorur fuqinë e mendjes