Dosja 400-faqeshe e prokurorisë italiane për drogën shqiptare

Dosja 400-faqeshe e prokurorisë italiane për drogën shqiptare

Në një kohë kur e gjithë dita e Premte u shoqërua me debate të forta, për heqjen e imunitetit tëdebutetit Tahiri mbrëmjen e djeshme në adrresë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda,ka mbëritur një dosje voluminoze nga prokuroria e Leçes.

Bëhët fjalë për një dosje voluminoze që shkon diku tek 380 ose 400 faqe, në të cilat prokuroria e Leçes, ka pasqyruar të gjithë hetimin e saj, lidhur me anëtarët dhe drejtuesit e kartelit të drogës, që drejtohej nga vllezërit Habilaj në Vlorë.

Dosja e mbëritur nga Leçe është studjuar me imtësi përgjatë gjithë natës së djeshme dhe se pritet që ditën e sotme ajo të jetë pjesë e diskutimeve të forta në mbledhjen e Komisionit të Imuniteteve në Kuvend. Prokurorët e Krimeve të Rënda nuk bëjnë asnjë koment rreth asaj që ka brenda kësaj dosje, por shtojnë se në ditët në vijim, mund të ketë dhe arrestime të zyrtarëve brenda rradhëve të policisë së Shtetit dhe Policisë së Vlorës.