Dortmund “fundos” skuadrën e Hadërgjonajt

Dortmund “fundos” skuadrën e Hadërgjonajt

Borussia Dortmund me fitoren ndaj Ingolstadtit, skuadrës së shqiptarit Florent Hadërgjonaj, ka vazhduar luftën për pozitën e dytë në Bundesliga, të cilën e mban Red Bull Leipzigut.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi sulmuesi Aubameyang në minutën e 14′.

Mbrojtësi i djathtë i Ingolstadtit, shqiptari Hadërgjonaj, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 54′.

Me këtë fitore Dortmundi tubon 46 pikë, tri më pak se Red Bulli në pozitën e dytë. Ingolstadti mbeti në pozitën e 19-të me vetëm 19 pikë. /Insajderi.com