Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit Shkëlqim Pllana

Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit Shkëlqim Pllana

Është dorëzuar sot në Policinë e Kosovës, i dyshuari për vrasjen e 17-vjeçarit Shkëlqim Pllana, me inicialet L.P.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:00 është vetëdorëzuar në polici personi i dyshuar (L.P 18 vjeç) për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në Prishtinë”, ka thënë për Insajderi, Flora Ahmeti.


17-vjeçari Shkëlqim Pllana që u vra të shtunën në Prishtinë

Shkelqim Pllana, 17-vjeçar, u therë me thikë të shtunën rreth orës 19:00, në rrugën “Gustav Majër”.

Viktima pasi kishte shkuar në QKUQ për trajtim, nuk u kishte mbijetuar plagëve dhe rreth orës 22:00 kishte ndërruar jetë. /Insajderi.com