Dorëhiqet ministri i mbrojtjes, pasi i kishte prekur gjurin gazetares 15 vjet më parë

Dorëhiqet ministri i mbrojtjes, pasi i kishte prekur gjurin gazetares 15 vjet më parë

I akuzuar për ngacmim seksual, ministri britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon dha dje dorëheqjen, njoftoi një zëdhënës i Ministrisë, transmeton ATSH.

Ministri u akuzua se ka vendosur dorën në gjurin e një gazetareje gjatë një darke, gjatë konferencës së partisë konservatore, në 2002.

Michael Fallon deklaroi në BBC se sjellja e tij në të kaluarën nuk ishte ndoshta në lartësinë e duhur.

Duke reaguar ndaj njoftimeve të dorëheqjes së Sekretarit të Mbrojtjes, gazetarja Hartley-Brewer tha për Sky News se ajo ishte “tepër e tronditur”.