Dorëheqjen e Mustafës e duan edhe historianët e Deçanit

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, vlerëson se heqja nga rendi i punës se Kuvendit të Republikës se Kosovës të pikës se miratimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, është humbje e besimit të kryeministrit Isa Mustafa.

Kryesia e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, vlerëson se në këto rrethana të krijuara në vend, zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit Isa Mustafa, dhe ky vendim do të ju hap rrugë zhvillimit të proceseve në vend dhe do t’i hapë perspektivë jetës më të mirë për gjithë shoqërinë në vendin tonë.

“Dorëheqja e juaj, është akti me i mirë në këto rrethana”, thuhet në letrën e kësaj organizate. raporton Insajderi.

Ditëve të fundit partia opozitare Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Mustafa dhe qeverisë së udhëhequr prej tij. /Insajderi.com