Donnarumma dëshiron largimin nga Milano

Donnarumma dëshiron largimin nga Milano

Gianluigi Donnarumma po refuzon kategorikisht të nënshkruaj kontratën e re me Milanin.

Sipas Calciomercato.com, portieri italian nuk do të vazhdoj kontratën me Rossonerët, e ardhmja e të cilit është ende pezull.

Mediat italiane shkruajnë se Juventusi dhe Manchester United do t’i nisin kontaktet me Mino Raiolan për ta bërë të vetin Donnarumman.

18-vjeçari ka marrëveshje me kuqezinjtë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe aktualisht në treg kushton rreth 20 milionë euro.

Ndërkohë, shitja e skuadrës nga Milano është shtyrë pasi kompania kinez nuk ia ka transferuar parat presidentit, Silvio Berlusconi./Insajderi.com