Donika Kadaj-Bujupi ndërron vendin e saj në Kuvend

Donika Kadaj-Bujupi ndërron vendin e saj në Kuvend

Donika Kadaj-Bujupi, anëtarja e re e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka ndërruar vendin e saj të deputetes në Kuvendin e Kosovës, raporton Insajderi.

Kadaj-Bujupi e cila ka qenë anëtare e Lëvizjes Vetëvendosjes, i është rikthyer përsëri AAK-së javën e kaluar pas përçarjes së brendshme të kësaj partie.

Kadaj-Bujupi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka ndërruar vendin duke iu bashkuar grupit parlamentar të AAK-së. Ajo po ashtu pritet që të votojë pro ratifikimit të demarkacionit pasi iu bashkua AAK-së.