Donald Trump përsëri bën thirrje në bojkotim të “Harley-Davidson”

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në Twitter se “shumë pronarë të Harley-Davidsonëve” po synojnë ta bojkotojnë këtë kompani nëse ajo e bartë prodhimin në botën e jashtme.

Donald Trump përsëri bën thirrje në bojkotim të “Harley-Davidson”

Trump përsëri ka bërë thirrje për bojkot të prodhuesit amerikan të motoçikletave “Harley-Davidson”, i cili në qershor ka paralajmëruar se, për shkak të rritjes së shpenzimeve me rastin e tarifave të reja evropiane, do ta bartë prodhimin nga SHBA në tregun evropian, transmeton AP.

“Shumë pronarë të “Harley-Davidsonëve” po planifikojnë ta bojkotojnë këtë kompani nëse prodhimi zhvendoset në botën e jashtme. Shkëlqyeshëm! Shumica e kompanive tjera vijnë te ne, në mes tyre edhe konkurrentët e “Harleyit”, ka shkruar Trump, transmeton Insajderi.com.

Ai këtë e ka publikuar një ditë pasi të shtunën në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi u takua me rreth 180 bajkerë nga grupi “Bajkerët për Trumpin”.

“Harley-Davidson” më herët ka kumtuar se tarifat evropiane në import të motoçikletave nga SHBA janë rritur nga 6 në 31 për qind, duke porositur se për këtë nuk do t’i rrisin çmimet e tyre, sepse kjo do të kishte pasoja afatgjate për afarizmin e kompanisë në këtë rajon./Insajderi.com.