Donald Trump mohon t’i ketë kërkuar falje Serbisë

Donald Trump mohon t’i ketë kërkuar falje Serbisë

 

Kampi i Donald Trumpit e ka mohuar se kandidati republikan për president i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.

Sipas një zyrtareje që citohet nga gazeta serbe Nedelnjik, Trump kurrë nuk ka folur për mediat serbe.

“Trump kurrë nuk ka dhënë intervistë për Serbinë. Unë nuk e di nga e kanë marrë këtë. Kurrë nuk kam lehtësuar intervistë për ndonjë gazetar serb”, ka thënë Suzanne Ryder Jaworowski, një këshilltare e lartë e Trumpit për Politico.com.

Nedelnjik kishte thënë se pikërisht kjo zyrtare e fushtatës së Trumpit i kishte thënë përgjigjet në emër të tij.

Sipas intervistës së fabrikuar Trumpi i kishte kërkuar falje Serbsië për bombardimin e NATO-s duke thënë se “serbët ishin gjithmonë aleatët tanë”.