Donald Trump me fjalë të mëdha për Nënën Terezë

03.09.2016 23:14

Kandidati republikan për president në SHBA, Donald Trump, ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë ka dhënë një mesazh pozitiv për miliona ndjekësit e tij në Facebook, me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Donald Trump me fjalë të mëdha për Nënën Terezë

“Nënë Tereza përfaqësonte më të mirën tek të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme dhe unë mendoj se është e mrekullueshme të shohësh katolikët në mbarë botën që i bëjnë asaj kaq shumë nderime”, ka thënë Trump.

Humanistja shqiptare Nënë Tereza do të shenjtërohet nesër, në një ceremoni ku pritet të marrin pjesë më shumë se 100 mijë njerëz.

Në mesin e të pranishmëve janë konfirmuar edhe tre krerët më të lartë të shtetit të Kosovës, Isa Mustafa, Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi. /Insajderi.com