Donald Trump e quan të mbivlerësuar fjalimin Meryl Streep

Donald Trump e quan të mbivlerësuar fjalimin Meryl Streep

Presidenti amerikan i zgjedhur Donald Trump ka komentuar kritikat e Meryl Streep, e cila  mori një çmim nga Golden Globes për vepër jetësore .

Ai shkroi në Twitter: “Meryl Streep, një nga aktoret më të mbivlerësuar në Hollywood, nuk më njeh mua, por ka sulmuar mbrëmë në Golden Globes, raporton BBC.

“Ajo është një shërbëtore e Hillaryt që ka pësuar një humbje të madhe,” Z. Trump ka shtuar për tri herë fituese e çmimit Oskar.

Ajo gjatë fjalimit në Golden Globes, kishte thënë se “Kur të fuqishmit e shfrytëzojnë pozitën e tyre për të kërcënuar të tjerët, ne të gjithë humbasim”

Reagime ndaj Streep ka pasur edhe nga disa komentatorë konservatorë të cilët menjëherë kanë kritikuar vendimin e saj për të sjellë politikën aq gjallërisht në shfaqje.

Por të pranishmit kishin duartrokitur për vërejtjet e saj, të cilat përfshinin një lutje për të mbështetur Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve. /Insajderi.com