Donald Trump i dërgon letër falënderuese Edi Ramës

Donald Trump i dërgon letër falënderuese Edi Ramës

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës..

Në letrën e dërguar Ramës, Trump ka falënderuar mesazhet e urimit dërguar nga kryeministri i Shqipërisë, për zgjedhjen e Trump si president i SHBA-së.

“Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj”, thuhet në letrën e dërguar nga Trump.

Më tutje Trump, ka shprehur gatishmërinë për sfidat që kanë përpara se do të i kapërcejnë së bashku.

“Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit”, thuhet më tutje në letrën e Donald Trump.

Gjatë kohës sa Trump nuk ishte zgjedhur president i SHBA-ve, vetë Rama ishte lutur që Donald Trump të mos bëhet kurr president i Amerikës.

“Mos e dhashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”, kishte thënë Rama./Insajderi.com