Donald Trampi autorizoi hapjen e dokumenteve sekrete mbi vdekjen e John F. Kennedy

Donald Trampi autorizoi hapjen e dokumenteve sekrete mbi vdekjen e John F. Kennedy

Presidenti Donald Tramp shprehu qëllimin e tij për të lejuar një akses mbi një pjesë të materialeve të klasifikuara të vrasjes së John Fitzgerald Kennedy-it.

Në këtë mënyrë Trampi përgënjeshtroi një informacion që qarkullonte nëpër media sipas të cilit presidenti kishte parashikuar të bllokonte divulgimin për motive sigurie për mijëra dokumente të vrasjes së Kenedit në nëntor të vitit 1963 dhe moratorium i të cilës do të skadonte javën që vjen.

“Si president do të lejoj hapjen e arkivave të klasifikuara të JFK-së që kanë kohë të mbyllura,” – shkroi Trampi në Tëitter.

Një pjesë e këtyre dokumenteve datojnë që nga vitet 90 dhe ekspertët e sigurimit dyshonin se Trampi do ta mohonte hapjen, pasi mendonte se do të zbulonte operacione sekrete të qeverisë amerikane, megjithatë as nuk e përjashtonin mundësinë e një publikimi të pjesshëm dhe thellësisht të përmbledhur, ashtu siç do të ndodhë. Arkivat kombëtarë ruajnë 3100 dosje të klasifikuara mbi vrasjen e presidentit amerikan, mes viteve 1961-1963 dhe historianët dhe ekspertët e kësaj teme besojnë se këto mund të qartësojnë e ndoshta të ndryshojnë historinë zyrtare. Përgjegjësit e arkivave kombëtare kanë kohë deri në 26 tetor për të vendosur se cilat dokumente, të cilat zyrtarisht i përkasin Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) dhe CIA-s, do të  bëhen publike dhe cilat jo.  / Bota.al