Dokumentet që dëshmojnë leje qëndrimet e gylenistëve në Kosovë

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, dhe Yusuf Karabina po jetonin me vite në Kosovë. Të gjithë kishin lejet e qëndrimit të lëshuara nga institucionet e Kosovës. Disa prej tyre madje deri në vitin 2022. Por të enjtën e 28 marsit 2018, atyre iu revokuan lejet. Kësisoj u ekstraduan në Turqi. Insajderi sjellë leje qëndrimet e pesë të arrestuarve.

Dokumentet që dëshmojnë leje qëndrimet e gylenistëve në Kosovë

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, dhe Yusuf Karabina janë arrestuar dhe sipas informacioneve zyrtare të bëra publike nga vet liderët e shtetit, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj edhe janë ekstraduar në Turqi, kanë qenë drejtues të rëndësishëm në shkollat “Gulestan” në Kosovë, përkatësisht në qytetet si Prishtinë, Lipjan, Prizren e Gjakovë.

Pjesë e arrestimeve ka qenë edhe mjeku Osman Karakaya, kardiolog për të cilin Insajderi më herët raportoi se mund të dënohet me burg të përjetshëm, pasi në vitin 2013 kishte përpiluar një raport për një koleg të tijin, mjekun e transplanteve Mehmet Haberal, duke e shtyrë pushtetin e Erdoganit që ta lironte pas 4 viteve për shkak të trajtimit të keq që i bëhej në burgun e sigurisë së lartë.

Mjeku i arrestuar në Kosovë rrezikon dënim të përjetshëm në Turqi

Sipas vendimit të vetëm zyrtar të lëshuar të enjten nga Minsitria e Punëve të Brendshme të Kosovës, thuhet se të gjashtë shtetasve turq u është revokuar lejeqëndrimi në Kosovë pasi kjo ministri, ka ardhur bazuar në disa prova, të cilat nuk janë përmendur.

“Ne si organ kompetent, gjatë administrimit të provave kemi konstatuar se për personat në fjalë,  ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e leje qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Kosovës për arsye të përcaktuara me ligjin për të huaj, konkretisht nenit 6 të ligjit ku flet për refuzimin apo revokimin e lejes së qëndrimit për rrethanat e sigurisë shtetërore”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra për Liri në Stochkolm, drejtori i institucioneve edukative “Gulistan” Mustafa Erdem kishte marrë leje të përkohshme të qëndrimit me 13 maj të vitit 2017 dhe kishte leje qëndrimi deri me 6 prill 2018. Leja e qëndrimit të Erdem i është revokuar 8 ditë përpara se t’i kalojë afati ligjor i qëndrimit në Kosovë.


 

Ndërsa zëvendësi i Erdem, Yusuf Karabina, ka pasur leje të përhershme qëndrimi, por që duhej të ripërprithej pas 3 gushtit të vitit 2022 ani pse këtë leje qëndrimi e kishte marrë dy ditë pas shefit të tij. Karabina për dallim nga Erden e kishte marrë lejen e qëndrimit dy ditë më vonë, me 15 maj 2017.

Një tjetër shtetas i arrestuar po nga institucionet e arsimit “Gulesten”, është drejtori i kolegjit Mehmet Akif në Gjakovë, Kahraman Demirez.  Ai kishte leje të përhershme të qëndrimit të lëshuar me 1 mars të vitit 2016, teksa duhet të ripërtërinte leje me 23 shkurt të vitit 2021.

Edhe dy punonjësit akademik të institucioneve të edukimit “Gulesten”, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan kanë pasur gjithashtu leje të përhershme qëndrimi.

Hasan Huseyin Gunkam kishte marrë lejen e qëndrimit me 10 janar të vitit 2017 ndërsa duhej ta ripërtërinte lejen pas 3 janarit 2022.


Cihan Ozkan kishte marrë leje me 27 nëntor 2017. Duhej të ripërtërinte këtë leje me 21 shtator 2018.

Arrestimi i tyre ka vënë në pah papërgjegjshmërinë e shtetit të Kosovës ndaj këtyre shtetasve, duke u bërë vegël e presidentit Recep Tayip Erdogan, i cili ka vite që kërkon mbylljen e institucioneve shkollore pjesë të Lëvizjes së Fetullah Gulenit dhe gjithashtu kishte kërkuar arrestimin e shumë figurave që sipas pushtetit të Erdoganit, janë kundër rendit kushtetues në Turqi.

Asnjë nga liderët e vendit në Kosovë nuk e ka marrë përgjegjësinë e dhënies së urdhrave për këto arrestime, teksa kryeministri ka kërkuar të lirojnë pozitën, shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefa.

Ndërkohë që mbetet mister nëse pesëshja e arrestuar janë ekstraduar në Turqi apo po mbahen diku në Kosovë. Kryeministri dhe Kryeparlamentari kanë deklaruar se ata janë ekstraduar teksa familjarët e të arrestuarve dhe avokati i tyre thonë se ata po mbahen diku në Kosovë./Insajderi.com