Dogana parandaloi kontrabandën e pajisjeve teknologjike

Dogana parandaloi kontrabandën e pajisjeve teknologjike

Dogana e Kosovës ka njoftuar se arritur që të parandalojë kontrabandën me mjete teknologjike në pikën kufitare të Jarinjës.

përmes një komunikate, njoftohet se oficerët doganor gjatë ushtrimit të kontrolleve në pikë-kalim kufitar të Jarinjes kanë ndalur për kontroll rutinor një autobus të linjës Serbi – Kosovës me targa të Serbisë, ku pas kontrollues është vërejtur se ka pajisje teknologjike të fshehura.

“Pas zbulimit, autobusi është dërguar për kontroll të tërësishëm në terminalin në Mitrovicë por nuk janë gjetur gjësende tjera. Kontrolli ka gjetur produkte të ndryshme si printer fiskal, telefona mobil (mbi 20 cp), RAM memorie (mbi 30 cp) pajisje përcjellëse për telefona mobil (mbi 100 cp) pjesë për kompjuter (mbi 100 cp) etj. Të gjitha mallrat janë konfiskuar dhe rasti është përcjell për kundërvajtje doganore”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com