Dodik e quan Mladiqin hero

22.11.2017 16:59
Dodik e quan Mladiqin hero

Presidenti i entitetit Republika Sërpska, Milorad Dodik, pas vendimit të sotëm të Tribunalit të Hagës për burg të përjetshëm për Ratko Mladiqin, ka deklaruar se ish-komandanti i ushtrisë serbe në Bosnjë gjithmonë ka qenë hero, ndërsa dënimi i tij nuk paraqet kurrfarë befasie.

”Vendimi i sotëm do ta forcojë edhe më shumë popullin serb. Mladiqi është hero, për shkak se në kushte të pamundura ka penguar gjenocidin mbi serbët, si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në Kroaci”.

“Ky nuk është dënim i popullit serb, por një shuplakë e turpshme për viktimat serbe. Aktgjykimet nuk mund të ndikojnë mbi faktet tona historike, Vetëm historia do të japë përgjigjen përfundimtare se kush është gjenerali Mladiq. Për të moti është rezervuar vendi i heroit, sepse ai atë e bëri përmes ushtrisë së vet dhe popullit të vet”, ka thënë Dodik.

Sipas tij, Mladiqi ka hyrë në këngët serbe dhe kjo është arma e tyre më e fuqishme që zgjat nëpër kohë