Albert Krasniqi nga DnV, përmes një konference për media ka raportuar për procesin ygjedhor i cili është duke u mbajtur në të gjithë Kosovën.
Sipas tyre në dy qendra votimi në Kosovë kanë munguar listat e votimit.
“Në dy qendra mungojnë lista e votimeve, në Prizren dhe në Mitrovicën e Jugut, po ashtu në Podujëve nuk janë vendosur shiritat e vendovimit”, ka thënë Krasniqi.
Po ashtu ata kanë raportuar edhe për përqindjen e grave që janë angazhuar si komisionere në këtë proces zgjedhor, Krasniqi ka thënë se 29 përqind e grave në këto zgjedhje janë angazhuar si komisionere. /Insajderi.com