DnV publikon parregullsitë e reja gjatë procesit zgjedhor

DnV publikon parregullsitë e reja gjatë procesit zgjedhor

Në konferencën e dytë për media, Demokracia në Veprim ka raportuar për procesin zgjedhor deri në ora 12:00.

Sipas DnV-së deri në orën 12:00 kanë dal të votojnë 145 mijë qytetarë ose 10.7 përqind të qytetarëve, ky ku numër është shumë i vogël në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

“Ne bëjmë thirrje që ky numër të rritet, sepse edhe moti nuk është i keq”, ka thënë Veton Muja, raporton Insajderi.

Në këtë konferencë po ashtu DnV ka raportuar edhe komunat ku ka pasur më shumë parregullsi.

Sipas vëzhguesve të tyre, deri në ora 12:00 rreth 106 vend votime kanë pasur vështirësi qytetarët për ta gjetur emrin e tyre në listat e votimit, tjetër pa rregullsi është votimi familjarë, ku qyteti i Ferizjat prin.

Po ashtu asistim i votuesve më shumë se një herë, fotografimi i votës, tentim për të votuar më shumë se një herë ku komuna e Podujevës, Klinës, Mitrovicë, prijnë me numrin më të madh të këtyre parregullsive.

Ndërsa në kryeqytet sipas DnV-së, në fakultetin Filologjik një person është lejuar të votoj edhe pse ka pas gishtat e spikatur. /Insajderi.com