DnV dënon incidentin mes Krasniqit dhe Zekës, ka një kërkesë për qytetarët

DnV dënon incidentin mes Krasniqit dhe Zekës, ka një kërkesë për qytetarët

Demokracia në veprim ka dënuar ashpër incidentin mes deputetit Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka, për të cilët thotë se janë përfaqësues të qytetarëve.

Dnv po ashtu u bën thirrje qytetarëve që të mos provokohen nga raste të tilla e gjithashtu të ruajnë qetësinë.

Tutje, thuhet se është e rëndësishme që gjatë kohës së fushatës, qytetarët të mos ndikohen nga raste të tilla.

Incidenti ndërmjet dy deputetëve

Dhuna nuk është mjet përmes së cilës partitë politike e ushtrojnë rolin e tyre apo zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete. Përleshja fizike dhe gjuha denigruese e përdorur ndërmjet dy përfaqësuesve të qytetarëve, përkatësisht e deputetëve, është e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër. Veprimet e tilla nuk mund të justifikohen në asnjë formë, prandaj partitë politike duhet të distancohen qartazi.

U bëjmë thirrje qytetarëve që mos të provokohen nga raste tilla dhe të ruajnë qetësinë. Sidomos është e rëndësishme që fushata zgjedhore të mos ndikohet nga rastet e tilla, duke kaluar në ashpërsim të gjuhës së urrejtjes të cilat mund të dëmtojnë seriozisht një proces kaq të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë së vendit, siç janë zgjedhjet. Këto veprime nuk janë në frymën e asaj sesi ne si shoqëri po tentojmë të ndërtojmë shtetin tonë. Deputetët e përfshirë në këtë rast, duhet të mbahen përgjegjës individualisht për veprimet e tyre.