Djokoviç bie nga froni – Murray numri një i botës

Djokoviç bie nga froni – Murray numri një i botës

Tashmë është zyrtare: Andy Murray nga dita e hënë do të jetë numri 1 në botë për meshkuj në tenis. Britaniku ka siguruar matematikisht kreun e renditjes botërore, pas kualifikimit për në finalen e turneut Masters të Parisit.

Në fakt, Murray nuk luajti fare sot në gjysmëfinale, pasi rivali i tij, kanadezi Milos Raonic, u tërhoq para sfidës për probleme fizike.

Për pasojë, Andy Murray ka marrë spektrin e numrit 1 në botë, pavarësisht rezultatit nesër në finale, ku do të luajë ndaj amerikanit John Isner (mundi 2-0 kroatin Marin Cilic, 6-4, 6-3).