“Dje u bëmë gaz me gaz, e sot po bëhemi gazi i botës”

“Dje u bëmë gaz me gaz, e sot po bëhemi gazi i botës”

Opozita ka marrë kritika për kërkesat e tyre për debate parlamentare për katër tema të ndryshme për të cilat vlerësohet se nuk do të ketë asnjë rezultat.

Kjo kritikë erdhi nga deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili këtë situatë e konsideron të dhimbshme në Kuvendin.

“E dhimbshme që Parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!”, ka shkruar Nitaj.

Sipas tij, ngjashëm po ndodh edhe me shumë borde.

“Nuk janë votuar edhe plot borde e komisione nga të cilat do të varej funksionimi normal i Shtetit e i mekanizmave të tij!”, ka shtuar ai.

Nitaj ka thënë se debatet që po i kërkon opozita nuk do të ketë rezultat.

“Në vend të kësaj janë kërkuar katër debate për tema të ndryshme, rezultati i të cilave edhe pas përfundimit do të jetë “nul”!”, shtoi deputeti Nitaj.

Ai ka krahasuar opozitën e mëhershme dhe atë që është sot.

“Nëse opozita e djeshme e kishte bërë Kuvendin e Kosovës “gaz me gaz”, kjo e sotmja po e bën gazin e botës me debate e interpelanca që jo rrallë nuk janë as në mandatin e tij”, ka përfunduar postimin e tij deputeti Nitaj./Insajderi.com